Si t'i hiqni pllakat e formuara në dhëmb dhe në mishin e dhëmbëve në mënyrë krejt natyrale?

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 11:58
Si t'i hiqni pllakat e formuara në dhëmb dhe në mishin e dhëmbëve në mënyrë krejt natyrale?

Pllakat janë ngjitëse, një formë e butë e baktereve që krijohet në dhëmbë, mishin e dhëmbëve, gjuhë.Kur shtresat e shumta të pllakave të kombinuara me minerale, që janë të pranishme në pështymën tuaj, ngurtësohen në substancë të bardhë që quajtur "tartar".Kjo baktere dëmton dhëmbët dhe mishin e tyre, prodhon helme që shkaktojnë telashe.Janë disa faktorë që e shkaktojnë këtë, higjiena jo e duhur orale, ushqimet jo të duhura dhe mungesa e kujdesit profesional për dhëmbët.Nëse rregullisht i hiqni këto pllaka, ndihmon në dëmtimin permanent të dhëmbëve, hiqni pllakat dhe substancën "tartar" në mënyrë natyrale

UTHULLA E BARDHË

Uthulla e bardhë përmban acidin acetik, që ndihmon në parandalimin e demineralizimin e smaltit, si dhe parandalon dhe redukton grumbullimin e pllakave. Përmban edhe substanca antibakteriale. Përzieni dy lugë uthull të bardhë dhe një lugë kripë në një gjysmë gotë me ujë të ngrohtë. E shpëlani gojën me këtë përzierje një ose dy herë në ditë.

LËVORET E PORTOKALLIT

Lëvoret e portokallit shpeshherë janë përdorur si zbardhues natyral për t'i hequr njollat nga dhëmbët. Plus, përbërësit në lëvoret e portokajve thyejnë pllakat pa e dëmtuar smaltin tuaj, përderisa vitamina C në lëvoret e portokajve parandalojnë rritjen e mikroorganizmave në dhëmbët tuaj. Shpëlani dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve me lëvoret e portokallit, lini ashtu gjatë natës, ndërsa që gojën e shpëlani mëngjesin vijues.

ALOE VERA

Aloe vera është një ilaç efektiv, kur përballeni me sëmundjet e mishit të dhëmbëve, të shkaktuar nga pllakat dhe substanca "tartar". Pasi që lufton mikrobet, vret edhe bakteret që e shkaktojnë krijimin e pllakave. Plus, e lufton edhe aromën e keqe nga goja. Preni një gjethe të bimës aloe vera. Ekstraktin e vendosni në dhëmbë dhe në linjën mishit të dhëmbëve. E lini për 10 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.

VAJI ESENCIAL I ROZMARINËS

Vaji esencial i rozmarinës funksionon si dezinfektues për t'i çrrënjosur bakteret orale. Mund ta parandalojë ndërtimin e pllakave dhe ndihmon në largimin e aromës së keqe nga goja. Përzieni dy deri në tri pika vaj esencial të rozmarinës në një lugë ujë. Përzierjen e krijuar e vendosni në dhëmbë dhe e lini të veprojë për dhjetë minuta. Më pas e pështyni dhe pastroni dhëmbët si zakonisht.

ÇAJI I ZI

Shpëlarja e gojës me çaj të zi mund të kontrollojë bakteret orale dhe të ndihmojë në reduktimin e rrezikut për formimin e pllakave, falë përbërësve antioksidues dhe atyre kundër mikrobeve. Plus, është një burim i pasur për fluoride. Ky mineral ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dhëmbit dhe përmirëson cilësinë e smaltit. Vendosni një qese të çajit të zi në një gotë me ujë të vluar për 5 minuta. Ndrydhni qesen e çajit, e hiqni, lejoni të ftohet çaji dhe shpëlani gojën.

DJATHI

Djathi ndihmon në prodhimin e pështymës alkaline, që ndihmon në neutralizimin e acideve të pllakave. Po ashtu ndihmon në krijimin e një shtrese mbrojtëse përreth dhëmbëve tuaj, që bakteret e pllakave i mban larg. Plus, djathi është i pasur me kalcium dhe fosfate, që ndihmojnë në rimineralizimin e dhëmbëve tuaj. Hani një sasi të vogël të djathit të fortë pas shujtave për të parandaluar formimin e pllakave.

(Kosova Sot Online)