Keni buzë të pëlcitura, të thata ose të zbehta, kujdes

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 12:10
Keni buzë të pëlcitura, të thata ose të zbehta, kujdes

Buzëkuqi ndoshta është shenja juaj mbrojtëse, por kur ta hiqni mundet të tregojë edhe disa probleme shëndetësore.

BUZËT E THARA DHE TË PËLCITURA

Kjo është shenjë se e dehidrimit dhe nuk do të ndihmoni asgjë nëse shtoni shtresa të ndryshme të balsamit. Por, pini ujë dhe problemin do t zgjidhni nga brenda. Nëse e keni shprehi t'i lëpini buzët, përmbahuni nga kjo sepse më shumë do t'i thani ato.

NDRYSHIMI NË NGJYRË

Problemet e fshehura shkojnë nga ato më pakë rrezikshme (keni ngrënë lëpistër me ngjyrë) deri te ato serioze (sëmundja e mëlçisë). Nëse për një kohë të gjatë ngjyra e buzëve nuk kthehet në normale de nëse e përcjellin simptoma tjera, vizitoni mjekun.

BUZËT E ËNJTURA

Nëse nuk ju ka goditur dikush në këndet e buzëve dhe keni buzë të ënjtura, atëherë të jeni të sigurt se keni reaksion alergjik. Nëse u është ënjtur gjuha, ju djegin buzët ose fyti ju kruhet, kërkoni ndihmën mjekut sepse ka gjasa për reaksion serioz në diçka që keni ngrënë apo me diçka që keni qenë në kontakt.

BUZËT E ZBEHURA

Shmangia nga dielli mundet të shkaktojë zbehjen e buzëve, e këtë e përdorni si arsyetim që më shumë kohë të kaloni në diell, natyrisht, mos anashkaloni faktorët mbrojtës. Nëse vëreni zbehje edhe në pjesët tjera të trupit, bëni teste dhe kontrolloni nëse vuani nga anemia apo ndonjë sëmundje serioze.

(Kosova Sot Online)