Si të hiqni qafe kërpudhat nga thonjtë e gishtave të këmbëve?

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 13:07
Si të hiqni qafe kërpudhat nga thonjtë e gishtave të këmbëve?

Kërpudhat te thonjtë e gishtave të këmbëve, që njihen edhe si "onychomycosis", është një problem i zakonshëm. Simptomat përfshijnë inflamacione, të ënjtura, zverdhje, trashje apo thonj të copëtuar. Kërpudhat në thonjtë e gishtave të këmbëve, nëse nuk i trajtoni, shkaktojnë çarje, ndarje e madje edhe humbjen e tërësishme të thoit.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës mund të parandalojë përhapjen e kërpudhave në thonjtë e gishtave të këmbëve. Në të njëjtën kohë, vret bakteret. Përzieni pjesë të barabartë të uthullës dhe ujit. Vendoseni gishtat e këmbës aty, çdo ditë nga tridhjetë minuta. Kur të keni përfunduar me këtë, thani ata. Nëse për disa javë, për çdo ditë, e përdorni këtë përzierje, do të vëreni përmirësimet.

SODA E BIKARBONAT

Soda e bikarbonat është e pranishme në kuzhinën e të gjithëve e po ashtu edhe mund të përdoret në shërimin e thonjve të gishtave të këmbëve. Shtoni gjysmë gotë me sodë bikarboni, ¼ e gotës hidrogjen peroksidi me 3 për qind dhe gjysmë gotë kripë "Epsom" dhe katër gota ujë të ngrohtë. Përzieni përbërësit dhe aty shtoni ¼ e gotës uthull të bardhë. Futni këmbët për 10 minuta.

UTHULLA E BARDHË

Uthulla e bardhë është një nga përbërësit më të mirë për trajtimin ne kërpudhave në thonjtë e gishtave të këmbëve, lufton infeksionet dhe ndihmon në përmirësimin e pH-së së lëkurës. Përzieni një pjesë uthull të bardhë me dy pjesë me ujë të ngrohtë. Gishtat e prekur i zhytni në këtë përzierje për 10 deri 15 minuta. Fshini me peshqir. Përsëriteni këtë dy herë në ditë derisa të zhduket kërpudhat.

VAJI I ORIGANOS

Vaji i organos përmban përbërës prej një antiseptiku, antibakteriale, antivirale, analgjetiku dhe kundër kërpudhave. Kjo vajin e organos e bën një trajtues shumë të efektshëm kundër kërpudhave në gishtat e këmbëve. Përzieni dy pika vaj të organos në një lugë vaj ulliri. Aplikoni këtë përzierje te gishtat e prekur. I lini për 30 minuta. Më pas, shpëlani këmbët dhe i thani me peshqir. Përsëriteni dy herë në ditë për tri javë.

HUDHRA

Hudhra është e pasur me përbërës si alibinë, që kanë substanca kundër kërpudhave që mundet të ndihmojë në trajtimin e kërpudhave në gishtat e këmbëve. Përzieni vajin e hudhrës me një sasi të barabartë të uthullës së bardhë. Aplikoni përzierjen përreth thoit të prekur nga kërpudhat dhe e mbuloni me një fashë. Përsëriteni këtë derisa t'i patroni të gjitha.

LËNGU I LIMONIT

Lëngu i limonit ka efekt prej një antiseptiku dhe kundër kërpudhave. Acidi citrik i pranishëm në lëngun e limonit ndihmon në ndalimin e shfaqjes së kërpudhave në thonjtë e gishtave të këmbëve, dhe ndalon përhapjen e tyre. Aplikoni lëngun e freskët të limonit në gishtin e infektuar. E lini të veprojë për rreth 30 minuta para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë. Një opsion tjetër është përzierja e lëngut të limonit me vaj ulliri.

(Kosova Sot Online)