Konsumimi i ushqimeve me shumë kripë rrit rrezikun për vdekje të parakohshme

  • A.P /
  • 11 July 2022 - 15:32
Konsumimi i ushqimeve me shumë kripë rrit rrezikun për vdekje të parakohshme

Njerëzit që shtojnë kripë në ushqimin e tyre kanë rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme, ka zbuluar një studim i ri i madh.

Studiuesit në Shkollën e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale të Universitetit Tulane në New Orleans, ShBA, analizuan të dhënat nga 500 mijë të rritur që janë pjesë e Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tyre, ata që gjithmonë shtojnë kripë në ushqimin e tyre kanë 28 për qind më shumë rrezik për të vdekur herët, në krahasim me ata që nuk vendosin kurrë kripë shtesë.

Në moshën 50 vjeç, burrat humbasin 1.5 vjet dhe gratë humbasin 2.28 vjet në krahasim me ata që nuk i shtojnë kurrë, ose rrallëherë erëzat shtesë.

Studimi, i cili u botua në gazetën “European Heart” të hënën, ndoqi zakonet e të ngrënit të pjesëmarrësve gjatë një periudhe nëntëvjeçare, duke filluar nga viti 2006 deri në 2010.

“Për dijeninë time, studimi ynë është i pari që vlerëson lidhjen midis shtimit të kripës në ushqime dhe vdekjes së parakohshme”, tha autori kryesor, profesor Lu Qi.

“Shtimi i kripës në ushqimet në tryezë është një sjellje e zakonshme e të ngrënit që lidhet drejtpërdrejt me preferencën afatgjatë të një individi për ushqime me shije të kripur dhe marrjen e zakonshme të kripës. Në dietën perëndimore, shtimi i kripës në tryezë përbën 6-20 për qind të marrjes totale të kripës dhe ofron një mënyrë unike për të vlerësuar lidhjen midis marrjes së zakonshme të natriumit dhe rrezikut të vdekjes”, tha ai.

Qi tha se studimi ofron prova të reja se modifikimi i zakoneve individuale të të ngrënit, siç është ulja e marrjes së natriumit, ka të ngjarë të rezultojë në përfitime të konsiderueshme shëndetësore.

Ndërsa shtimi i kripës në ushqimin tuaj ishte i lidhur me një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme, studiuesit zbuluan se rreziku ishte pakësuar te njerëzit që konsumonin sasi të mëdha frutash dhe perimesh.

(Kosova Sot Online)