Mos i përgatisni kurrë vezët në këtë mënyrë

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 10:01
Mos i përgatisni kurrë vezët në këtë mënyrë

Kur përmendim mëngjesin, shumë njerëz mendojnë menjëherë për vezët. Ne i përgatisim ato në mënyra të ndryshme dhe janë një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, për të cilat trupi ynë ka nevojë. Në të njëjtën kohë, përgatiten lehtë.

Ndërsa të bardhat e vezëve janë një burim i mrekullueshëm i proteinave, të verdhat e vezëve janë të mbushura me vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminën A, B12, selenin, kolinën dhe luteinën, thotë dietologia Lindsay Wengler.

Por për të marrë pjesën më të mirë të saj, duhet të kujdesemi për mënyrën se si i përgatisim vezët. Megjithëse nuk ka asnjë mënyrë të gabuar për të përgatitur vezët, disa metoda nuk janë aq të shëndetshme sa të tjerat. Prandaj, duhet të tregoni kujdes.

Shumë dietologë thonë se mënyra më e pashëndetshme e përgatitjes së vezëve është skuqja e tyre në shumë vaj dhe në zjarr të fortë. Ata theksojnë se zgjidhja më e mirë janë vezët e ziera. “Nëse i skuqni vezët në gjalpë, do të humbni disa nga përfitimet shëndetësore që sjellin.

Ato janë natyrisht të larta në proteina dhe të ulëta në yndyrna të ngopura, por sapo shtoni gjalpë, yndyra e ngopur rritet. Kjo është diçka që ne nuk e duam, sepse marrja e tepërt e yndyrave të ngopura është e lidhur ngushtë me sëmundjet e zemrës”, thotë dietologia Catherine Basbaum. 

(Kosova Sot Onliine)