Shtatë gjërat që gratë duhet të bëjnë për të parandaluar sëmundjet e zemrës

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 14:20
Shtatë gjërat që gratë duhet të bëjnë për të parandaluar sëmundjet e zemrës

Disa nga faktorët kryesorë të rrezikut që mund të çojnë në sëmundje të zemrës janë presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë ‘LDL’ (lipoproteina me densitet të ulët) dhe pirja e duhanit.

Kushtet e tjera mjekësore dhe zgjedhjet e stilit të jetesës konsiderohen gjithashtu përgjegjëse për sëmundjet që mund të shfaqen. Këtu përfshihet diabeti, obeziteti, dieta jo të shëndetshme, pasiviteti fizik dhe pirja e tepërt e alkoolit.

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek gratë. Më poshtë do të gjeni disa mënyra për të parandaluar sëmundjet e zemrës.

Humbni peshën e tepërt

Gratë mbipeshë kanë një rrezik më të lartë për t’u përballur me sëmundje kardiovaskulare. Çdo grua me një indeks të masës trupore mbi 25 ose me perimetër të belit më shumë se 35 inç ka një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës.

Aktiviteti fizik

Edhe nëse nuk jeni mbipesh, rekomandohet që çdo javë t’i nënshtroheni 150 minutave ushtrime aerobike të moderuar ose 75 minuta stërvitje të fuqishme aerobike për të mbajtur nën kontroll aktivitetin tuaj fizik. Aktiviteti fizik është ecja, vrapimi, noti, kërcimi ose çdo aktivitet tjetër që vendos trupin në lëvizje.

Dietë e shëndetshme për zemrën

Një dietë me pak yndyrë dhe kripë, shumë fibra, perime, fruta formojnë një dietë të shëndetshme për zemrën. Megjithatë, duhet shmangur yndyrnat, produktet me sheqer, ushqimet e përpunuara dhe mishi i kuq.

Shmangni pirjen e duhanit

Femrat që pinë duhan vdesin 14.5 vjet më herët se femrat jo duhanpirëse. Veçanërisht, cigaret elektronike janë po aq të këqija.

Kufizoni konsumimin e alkoolit

Duhet të kufizohet sasia e alkoolit që pini. Mundësisht nuk duhet të kalojë një pije në ditë.

Ndiqni orarin e gjumin dhe pushimin që keni vendosur për veten

Gjumi dhe pushimi adekuat përbëjnë një komponent thelbësor të një sistemi të shëndoshë kardiovaskular, orët e parregullta të gjumit dhe gjumi i pamjaftueshëm mund të çojnë në rritjen e presionit të gjakut dhe të ndikojnë negativisht në shëndetin kardiovaskular. Zvogëlimi i kohës para ekranit mund të ndihmojë në nxitjen e gjumit më të mirë.

Pilula kontraceptive orale

Edhe pse prodhimi natyral i estrogjenit është kardio-mbrojtës, pas menopauzës çdo estrogjen i dhënë nga jashtë mund të zvogëlojë mundësinë e sëmundjeve kardiovaskulare. Pilulat kontraceptive vetëm rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe formimit të mpiksjes së gjakut. Prandaj, rekomandohet të merret me kujdes dhe nën mbikëqyrjen mjekësore

(Kosova Sot Online)