Hithrat kundër rënies së flokut

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 10:13
Hithrat kundër rënies së flokut

Po ju bien flokët? Ndiqni këshillat e ekspertëve, të cilët dhurojnë receta të shumta, natyrale, e të ndaloni këtë dukuri dhe të keni flokë të fortë dhe të shëndetshëm. Për këtë recetë krejt çfarë ju nevojitet janë hithrat e freskëta. E nxirrni me rrënjë, e pastroni mirë, dhe 150 gramë i copëtoni imët, i vendosni në një shishe me grykë të gjerë, i hidhni një litër uthull të verës, e lini për tetë ditë në diell, e për çdo ditë, disa herë e përzieni.

Më pas e hidhni në një shishe të errët. Për një periudhë të gjatë, çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, një lugë të madhe të tinkturës e hidhni në gjysmë gotë ujë të ngrohtë dhe e pini. Me të njëjtën tinkturë, para se të flini, lyeni lëkurën e kokës. Me këtë parandalohet rënia e flokëve. Ekspertët po ashtu sugjerojnë që në ushqimin tuaj të shtoni spinaqin, domaten, dhe hithrat, sepse përmbajnë nutriente që e nxitin rritjen e flokut.

(Kosova Sot Online)