Rritet numri i rasteve të Infesioneve Urinare! Konsulta me Mjekun nefrolog zgjidhja e duhur

  • E.K /
  • 25 July 2022 - 10:17
Rritet numri i rasteve të Infesioneve Urinare! Konsulta me Mjekun nefrolog zgjidhja e duhur

Këshilla nga Prof.Asc.Marsida Duli, Nefrologe QSUT, Pedagoge Fakulteti i Mjekësisë.

Referuar të dhënave statistikore botërore, 1 në 10 të rritur vuajnë nga Sëmundja Kronike e Veshkave, tashmë gjithnjë e më e zakonshme, me e dëmshme e cila nëse nuk trajtohet mund të jetë vdekjeprurëse.

Stina e verës ka një specifikë në lidhje me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore së këtyre pacientëve shprehet Prof.As.Marsida Duli nefrologe e QSUT.

Qytetarët si pasojë e frekuentimit të pishinave që herë pas here janë të kontaminuara nga agjentë infektivë paraqesin nga ana tjetër simptoma akute të infeksioneve urinare, të cilat nëse nuk vlerësohen dhe trajtohen në mënyrë adekuate mund të përparojnë drejt sëmundjeve kronike të veshkës.

Ekspozimi ndaj temperaturave të larta me pasojë dehidratimin, si dhe frekuentimi ujërave të kontaminuar të pishinave janë faktorët kryesorë të riskut përgjatë këtij sezoni për infeksione urinare, përveç atyre të zakonshme si gjinia femërore, aktiviteti seksual, përdorimi i disa metodave kontraceptive, menopauze, sistemi imunitar i dobësuar, diabeti, higjiena etj.

Pedagogia e Fakultetit të Mjekësisë shpjegon shenjat përmes të cilave shfaqen këto patologji si dhe komplikimet e tyre.

Infeksionet e poshtme (cistit) të traktit urinar shfaqen me dhimbje dhe presion në pjesën e fundit të barkut, ndjenjë presioni, urinimi i dhimbshëm dhe më i shpeshte, dalje te gjakut në urinë.

Infeksionet e sipërme (pielonefrit akut) të traktit urinar shfaqen me dhimbje te pjeses se siperme te mesit apo ijeve, temperature te larte, ethe, nauze dhe te vjella.

Shfaqje e këtyre simptomave duhet të jetë një sinjal i fortë për të gjithë ata qytetarë që i manifestojnë ato dhe duhet të kontaktojmë me mjekun nefrolog ose të paktën me mjekun e familjes.

Profesoresha këshillon:

• Të konsumohen lëngje dhe uje me sasi të shtuar

• Të shmangen pije që irritojnë fshikëzën si kafe, alkool, apo pije me përmbjatje kafeine

• Respektimi i higjienës intime dhe personale

• Të shmangen ambientet e ndotura

• Trajtimi adekuat nga mjeku specialist nefrolog.

(Kosova Sot Online)