Përfitime shëndetësore? Ja pse duhet ta konsumoni çokollatën e zezë

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 08:40
Përfitime shëndetësore? Ja pse duhet ta konsumoni çokollatën e zezë

Të gjithë i pëlqejnë çokollatat, por, kur mendoni për këtë ëmbëlsirë të shijshme, nuk do ta mendoni menjëherë si diçka të shëndetshme, ndoshta sepse ato janë të larta në sheqer dhe kalori. Por, para se të refuzoni konceptin se çokollata e zezë është e shëndetshme, duhet të keni parasysh se ekzistojnë lloje të ndryshme çokollatash dhe se ajo e zezë ka shumë përfitime shëndetësore.

3 përfitime shëndetësore të çokollatës së zezë të mbështetura nga shkenca

Çokollata e zezë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Edhe pse tingëllon paksa e pabesueshme, studimet e bazuara në prova tregojnë se konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë në fakt ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Globalisht, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve dhe vetëm pak çokollatë e zezë në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e tyre. Çokollata e zezë përmban flavonoide të cilat gjenden gjithashtu në disa fruta dhe perime. Këto flavonoidë ndihmojnë në menaxhimin e niveleve të kolesterolit dhe presionit të gjakut që nga ana tjetër ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me zemrën ose ato kardiovaskulare.

Çokollata e zezë vepron për të ulur presionin e gjakut

Një studim i kryer nga Harvard vërteton lidhjen midis presionit të gjakut dhe kakaos. Ai thotë se çokollata e zezë që përmban rreth 50-70% përmbajtje kakao është në të vërtetë e aftë të ulë presionin e gjakut. Me një përmbajtje të lartë të flavonoideve, çokollata e zezë gjithashtu punon për të stimuluar endotelin, i cili është membrana delikate brenda zemrës dhe enëve të gjakut që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Çokollata e zezë lufton dëmtimin e qelizave për shkak të radikaleve të lira

Çokollatat e zeza janë të pasura me flavonoide të cilat janë antioksidantë. Me fjalë të tjera, çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë. Antioksidantët kanë fuqinë për të luftuar çdo radikal të lirë, duke parandaluar kështu çdo dëmtim të qelizave ose indeve për shkak të radikaleve të lira. Çokollatat e zeza janë të pasura me antioksidantë që gjithashtu ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike si kanceri dhe Alzheimer. Plus, ato kanë veti anti-inflamatore që nxisin parandalimin dhe reduktimin e çdo inflamacioni vaskular.

(Kosova Sot Online)