Këto janë 5 gjërat që nuk duhet t’i bëni në mëngjes!

  • G.G /
  • 15 August 2022 - 08:39
Këto janë 5 gjërat që nuk duhet t’i bëni në mëngjes!

Ka disa gjëra që duhet t’i shmangni në mëngjes që të jeni të qetë gjatë ditës.

Mos e fikni alarmin për të fjetur pak më shumë gjumë

Ky është një zakon që ka efekt negativ në rutinën e gjumit. Bën që të irritoheni dhe të ndiheni të zemëruar në mëngjes.

Mos kontrolloni telefonin menjëherë sapo hapni sytë

Nëse e mbani telefonin afër kur flini, gjëja e parë që do të bëni sapo zgjoheni është kontrolli i tij. Ky zakon që bën të ndiheni të stresuar dhe në ankth më pas gjatë ditës.

Mos konsumoni kafeinë

Shumë njerëz mendojnë se nuk mund të jenë vetëvetja si duhet pa kafe. Por ky është një mit. Në mëngjes, trupi lëshon një hormon të rëndësishëm të njohur si kortizol. Kafeina në të vërtetë zvogëlon prodhimin e kortizolit dhe kjo prish stabilitetin e trupit.

Mos u bëni dembelë

Mëngjesi është koha kur ke energji me bollëk, të cilën duhet ta përdorni për stërvitje, meditim apo yoga. Prandaj, është e rëndësishme të lëvizni në mëngjes.

Mos anashkaloni vaktin e mëngjesit

Është shumë e rëndësishme të hani një mëngjes të shëndetshëm në mënyrë që të keni energji për t’u ndjerë sa më energjik gjatë ditës.

(Kosova Sot Online)