Disa metoda natyrale se si t’i largoni insektet nga shtëpia

  • A.P /
  • 23 August 2022 - 18:44
Disa metoda natyrale se si t’i largoni insektet nga shtëpia

Kur bëhet fjalë për largimin e insekteve nga shtëpia, të gjithë jemi të interesuar për metodat më efektive dhe të shëndetshme. Askush nuk do që të përdorë kimikate në ambientet ku jetojnë fëmijët.

Më poshtë disa produkte që nuk janë të dëmshme dhe që kanë rezultuar të jenë shumë efektive në largimin e insekteve nga ambientet ku jetojmë.

Mentja: Merrni disa gjethe menteje , shtypini dhe shpërndajini në të gjitha dhomat. Aroma e saj do të pengojë që insektet të futen në shtëpinë tuaj. Gjethet e mentes mund t’i vendosni edhe në dollap midis rrobave, në këtë mënyrë rrobat do të kenë aromë të mirë dhe do të jenë të mbrojtura nga insektet.

Soda e bukës: Ndryshe ngamentja, soda vret insektet që gjenden tashmë në shtëpinë tuaj. Shpërndajeni nëpër shtëpi, veçanërisht në cepa ose poshtë mobiljeve. Soba e bukës i vret insektet duke i dehidratuar.

Eukalipti, livandoja dhe rozmarina: Vajërat e këtyre bimëve janë jashtëzakonisht efektive në mbajtjen larg të insekteve. Ato mund të përdoren duke kombinuar pesë pika nga tre vajërat respektivë në një gotë me ujë. Masën e hedhim në një shishe spray dhe spërkasim vendin ku janë insektet.

Vaji i mentes: Insektet, sidomos merimangat, nuk e durojnë dot aromën e vajit të mentes. Ai mund të përdoret për t’i mbajtur ata larg në të njëjtën mënyrë si vajërat e mësipërm.

Uthulla: Ashtu si me vajrat, edhe uthullën mund ta përzieni me ujë dhe të spërkasni në shtëpi. Aroma ndoshta nuk do të jetë më e këndshmja e mundshme, por do të largohet shumë shpejt. E rëndësishme është që rezultatet do të jenë të mira.

(Kosova Sot Online)