Lani rrobat në 60 gradë? Qe përse më nuk do ta bëni këtë gjë!

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 15:05
Lani rrobat në 60 gradë? Qe përse më nuk do ta bëni këtë gjë!

Sa më i nxehtë të jetë uji, aq më të pastra do të jenë rrobat? Të gjithë i besojmë pak a shumë kësaj thënieje, mirëpo nuk është kështu…

Nuk do të filozofojmë shumë. E vërteta është kjo… Rrobat me lara dhe ato të zeza i lajmë në 40 gradë celsius, ndërkaq të bardhat dhe ato posaçërisht të ndotura në 60 gradë?

Kështu përafërsisht na kanë mësuar nënat tona. Përveç nëse nuk janë ndër ato shkollat më të vjetra kur çdo gjë është zier… Mirëpo tani ka kohë që ajo rregull është vjetruar.

Larja e rrobave në 60 gradë celsius është krejtësisht e panevojshme.

Ky është shpenzim i pakuptimtë i energjisë elektrike dhe kështu drejtpërdrejt dëmtojnë ambientin.

Mirëpo edhe njollat më të forta lahen pa problem në 40 gradë.

Me rrobalarëse moderne dhe detergjente moderne, madje as mjetet për eliminimin e njollave nuk janë përherë të nevojshme, mirëpo edhe ato na ndihmojnë.

Pra, temperatura më e lartë do të thotë më shumë shpenzim të energjisë elektrike dhe më shumë shpenzim parash

(Kosova Sot Online)