Cilat janë arsyet që i kafshojmë thonjtë?

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 15:08
Cilat janë arsyet që i kafshojmë thonjtë?

Rreth 20 deri 30 për qind e popullsisë i kafshojnë thonjtë, duke përfshirë edhe 45 për qind të adoleshentëve, por shkencëtarët janë ende në kërkim të arsyes së saktë se pse njerëzit e kanë këtë zakon të keq.

Shumë njerëz besojnë se kafshimi i thonjëve është tregues i nervozës dhe ankthit, por hulumtimet tregojnë se kjo nuk mund të jetë domosdoshmërisht një arsye.

Në fakt, shkencëtarët kanë zbuluar se ky zakon i keq e ka edhe anën e vet të mirë.

Më së shpeshti mendohet se thonjtë i kafshojmë kur jemi të shqetësuar, por kësaj shprehie të keqe i qasemi kur jemi të mërzitur, kur jemi të uritur, të frustruar, ose kur duhet të bëjmë diçka që është e vështirë dhe stresuese.

E në situata të tilla kafshimi i thonjëve jep një ndjenjë rehatie dhe na relakson, përfunduan shkencëtarët.

Kur gjindemi në situata të vështira ose merremi me detyra të vështira, kafshimi i thonjëve na jep kënaqësi dhe rehati.

Teoria që kafshimi i thonjëve na qetëson mbështet edhe në kërkimet e kohëve të fundit se ky zakon është i lidhur me perfeksionizëm.

Në fakt, shumica e njerëzve që kafshojnë thonjtë e tyre janë perfeksionistë, njerëz të cilët planifikojnë shumë dhe frustrohen kur ata nuk kanë asgjë për të bërë prandaj kafshimit i thonjëve i ndihmon për të larguar mërzinë dhe nervozizmin.

Disa studime, megjithatë, kanë treguar se njerëzit që kafshojnë thonjtë e tyre kanë një predispozitë gjenetike për këtë zakon të keq.

Një e treta e njerëzve që kafshojnë thonjtë e tyre kanë konfirmuar se ata kanë një anëtar të familjes i cili gjithashtu i kafshon thonjtë e tij ndërsa me binjakët njëqelizorë është shumë e zakonshme që të dytë kafshojnë thonjtë e tyre.

Ende nuk është e qartë pse thonjtë fillojmë që t’i kafshojmë në fëmijëri.

Një shpjegim është se fëmijët e marrin lehtë këtë shprehi të keqe, sepse një pjesë e trurit që quhet korteksi parafrontal, përgjegjës për marrjen e vendimeve, është ende në zhvillim.

Korteksi parafrontal i pazhvilluar do të thotë se fëmijët janë më impulsiv sesa të rriturit: ata nuk mund ndalen nga ngrënja e të gjitha ëmbëlsirave dhe gërryejnë hundët e tyre në publik, sepse presioni social nuk ka një ndikim të madh mbi ta.

Edhe pse kafshimi i thonjëve ndikon në relaksim, gjithmonë duhet mbajtur në mend se kjo shprehi ka shumë pasoja të padëshirueshme shëndetësore.

Është e keqe për dhëmbët nofullën, ndërsa studimet kanë treguar ky zakon i keq mund të kushtojë një shumë të madhe të parave të shpenzuara te dentisti.

Kafshimi i thonjëve është edhe johigjienik për shkak se zona nën thonj është terren i përshtatshëm për bakteret.

Kur ju kafshoni thonjët e tuaj këto baktere transferohen në trupin tuaj dhe mund të shkaktojnë probleme gastrointestinale të tilla si vjellje dhe diare.

Në zgavrën e gojës poashtu ka shumë baktere e disa prej tyre mund të çojnë në infeksion të thonjëve.

Lythat dhe herpesi mund të transmetohen nga goja në gishta dhe anasjelltas.

(Kosova Sot Online)