7 ritualet që bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit!

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 14:21
7 ritualet që bëjnë njerëzit e suksesshëm para gjumit!

Gjumi mund të ketë në jetën tuaj ndikim shumë më të madh nga ç’mund ta mendoni. Ndaj duhet të kujdeseni për cilësinë e gjumit dhe për këtë mund t’iu vijnë në ndihmë disa rituale para se të flini. Njerëzit e shëndetshëm dhe të suksesshëm e dinë se disa veprime të thjeshta i bëjnë të zgjohen të çlodhur dhe plot energji për ditën. Kjo është arsyeja pse ata bëjnë gjithmonë këto gjëra para se të flenë. Ç’duhet të bëni sipas tyre?

1. Vendosni një orar për gjumin

Hapi i parë dhe më i mirë që mund të ndërmerrni për një gjumë të mirë është të vendosni një orar fiks gjumi dhe t’i përmbaheni atij orari, edhe gjatë fundjavave dhe festave. Për rezultatet më të mira, mos u përpiqni të luftoni ritmin tuaj personal. Disa njerëz janë të programuar të qëndrojnë zgjuar më vonë, të tjerë të zgjohen herët. Respektoni preferencat e trupit tuaj. Ju nuk jeni krijuar për të tretur dhe për të fjetur në të njëjtën kohë, prandaj bëni çmos për t’u siguruar që ose ta hani herët darkën, ose të konsumoni ushqime më të lehta nëse do të hani më vonë.

3. Duhet të keni kujdes me pijet

Ju që e dini se duhet të jeni të kujdesshëm dhe nuk duhet të konsumoni kafeinë vonë nëse doni të bëni një gjumë të mirë gjatë natës, por a e dini se alkooli gjithashtu mund t’iu  prishë gjumin?

Ai mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur para gjumit, por do ta bëjë gjysmën e dytë të natës shumë herë më pak të qetë.

4. Fikni pajisjet elektronike

Drita blu e emetuar nga kompjuteri dhe pajisjet e tjera mund t’u  mbajë zgjuar, kështu që fikini ato një ose dy orë para gjumit.

5. Kujdesuni për dhomën e gjumit

Mjedisi ideal për trupin tuaj është i freskët, i errët dhe i qetë, kështu që bëni çmos për të eliminuar zhurmën dhe dritën nga dhoma e gjumit. Një shtrat i rehatshëm është gjithashtu thelbësor. Zgjidhni një dyshek dhe jastëk të mirë. Dhe nëse keni kafshë shtëpiake, sigurohuni që të mos flenë pranë shtratit tuaj nëse doni që gjumi të jetë i rehatshëm.

6. Reflektoni

Nënvetëdija juaj e gjumit është një mjet i fuqishëm që mund t’iu  ndihmojë të merrni vendime të vështira dhe të ëndërroni ide inovatore. Gjeni pak kohë për të shkruar, ose thjesht merrni pak çaste për të reflektuar mbi çështjet me të cilat po përballeni, ditën që ka kaluar ose planet për të nesërmen. Ose provoni një praktikë të thjeshtë meditimi.

7. Bëni një ritual para gjumit

Trupi dhe mendja juaj kanë nevojë për një sinjal se është koha për të fjetur, kështu që kryeni veprime relaksuese çdo natë, të cilat veprojnë si çelësi juaj personal i fikjes. Leximi është i mirë, ose një dush i ngrohtë. Thjesht shmangni kontrollin e email-it apo punës para gjumit ose çdo aktivitet tjetër potencialisht stimulues ose stresues.

(Kosova Sot Online)