Sindroma e rrallë, e reja me cikël menstrual prej moshës 1-vjeçare

  • G.G /
  • 05 September 2022 - 11:22
Sindroma e rrallë, e reja me cikël menstrual prej moshës 1-vjeçare

Një vajzë e re nga Newcastle, Britani që vuan nga një sindromë e rrallë pati ciklin e saj të parë menstrual kur ishte vetëm 18-muajshe. Liza Louse, 23 vjeçe, kaloi në pubertet të parakohshëm, që cilësohet i tillë kur një fëmijë kalon këtë fazë përpara moshës 8-vjeçare.

Kjo do të thotë se gjatë foshnjërisë ajo kishte perioda të çrregullta, të cilat kthyen në  cikël të rregullt në moshën 8-vjeçare. Menstruacionet e Louse ishin ekstremisht të dhimbshme dhe të shumta, ndaj në adoleshencë ajo kreu himenoktomi, një ndërhyrje kirurgjikale për të hapur himenin qëkur ishte foshnje. Në moshën 13-vjeçare, Liza nisi të merrte kontraceptivë.

LEXO EDHE:

Njihuni me shenjat e hershme të paranojës

“Isha në shkollën fillore kur kuptova se isha ndryshe. Ishte shumë e dukshme për të tjerët dhe prindërit për shkak të madhësisë së kraharorit. Ishte një pengesë e madhe për të zënë shoqëri”, rrëfen Liza.

Më tej, ajo shton se askush në familjen e saj nuk vuan nga kjo sindromë dhe prindërit e patën të vështirë ta kuptonin në fillim, por gjithçka shkoi mirë pas shpjegimit të mjekëve. E reja e përshkruan si përvojë të frikshme, ndonëse mbështetja e pakushtëzuar e prindërve ia bëri më të lehtë për të mos u ndier e izoluar.

“Shkolla ime mbante peceta higjienike për mua dhe më lejonin të largohesha nga mësimi. E bënte procesin më të lehtë dhe ndihesha më mirë me veten”.

Përveç këtyre, Liza është paralajmëruar se në të ardhmen mund të mos mundë të bëhet nënë,  por duket se deri më tani pjelloria e saj nuk është prekur. Megjithatë, nuk dihet nëse gjendja e saj do  të kalojë në menopauzë të hershme.

(Kosova Sot Online)