Gratë shtatzëna duhet të marrin dy suplemente për të reduktuar rrezikun e sëmundjes tek foshnjat

  • E.K /
  • 05 September 2022 - 20:40
Gratë shtatzëna duhet të marrin dy suplemente për të reduktuar rrezikun e sëmundjes tek foshnjat

Një studim i ri ka treguar se gratë shtatzëna që marrin suplemente mund të ulin rrezikun e foshnjave të tyre nga një sëmundje vdekjeprurëse.

“Krupi” është një virus tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël që shkakton kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Shumica e rasteve janë të lehta dhe mund të trajtohen në shtëpi, por disa fëmijë mund të kenë nevojë për trajtim spitalor, vdekja nga krupi është e rrallë, ndodh në rreth një në çdo 30 mijë raste.

Studiuesit në Kopenhagë të Danimarkë, studiuan 736 gra shtatzëna të cilat u ndanë në katër grupe dhe në secilin grup, grave iu dha vitamina D me vaj peshku ose vaj ulliri, në doza të ndryshme.

Fëmijët e grave u monitoruan deri në moshën tre vjeçare dhe të gjithë ata që dyshoheshin se vuanin nga krupi u diagnostikuan nga një mjek ose nëpërmjet të dhënave të tyre mjekësore, shkruan The Sun.

Vaji i peshkut ishte mbrojtës kundër korupit, vetëm 11 për qind e fëmijëve nënat e të cilëve e morën atë morën virusin krahasuar me 17 për qind te fëmijët nënat e të cilëve morën vaj ulliri.

Të gjitha gratë shtatzëna morën vitaminë D, por gjysma morën një dozë të lartë, ndërsa gjysma një dozë standarde.

Nicklas Brustad, një klinicist dhe studiues postdoktoral që udhëhoqi studimin tha se studimi tregon se vitamina D dhe vaji i peshkut mund të jenë të dobishëm kundër krupës së fëmijërisë në doza mjaft të larta.

“Këto janë suplemente relativisht të lira që do të thotë se kjo mund të jetë një qasje shumë me kosto efektive për të përmirësuar shëndetin e fëmijëve të vegjël. Ato mund të stimulojnë sistemin imunitar për të ndihmuar foshnjat dhe fëmijët e vegjël të pastrojnë infeksionet në mënyrë më efektive”, u shpreh ai.

Pra, gratë shtatzëna këshillohen të marrin suplement të vitaminës D për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.

(Kosova Sot Online)