Lexoni edhe:
Bëjeni që sonte! 1 gotë nga kjo pije para se të flini do t’ju bëjë të shkrini dhjamin në bark, pastron trupin!
Hudhra është padyshim një nga përbërësit që duhet t’a përfshini në dietën tuaj të përditshme!
Jo vetëm i jep një aromë të veçantë ushqimit, por mund të përdoret si një ilaç i fuqishëm.
Hudhra konsiderohet shumë efektive për përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Ajo mund të ulë kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut, mund të parandalojë atakun e zemrës dhe sëmundje të tjera.
Por trajton edhe probleme të tjera shëndetësore, ndihmon kundër gripit dhe të ftohurit, apo kundër infeksioneve.
Kjo, sepse hudhra ndihmon në rritjen e sistemit tuaj imunitar. Konsumi i rregullt ndihmon në trajtimin e diabetit, apo artritit.
E kombinuar me qepë dhe xhenxhefil, hudhra mund t’ju ndihmojë për të hequr toksinat edhe pas kimioterapive.
Si t’a përdorni hudhrën
Mënyra më e mirë është që t’a prisni dhe t’a lini për 15 minuta para se t’a konsumoni të gjallë. Dhe gjithashtu është shumë e rëndësishme që t’a hani atë me stomakun bosh.
Bashkuar me ushqimit, hudhra shkakton vështirësi për absorbimin e vlerave ushqimore të produkteve.
Hudhër dhe mjaltë:
Merrni 2-3 thelpinj hudhër, pritini në copa të vogla dhe përzjejeni me një lugë mjaltë. Konsumojnë këtë përzierje çdo ditë dhe brenda një jave do të shihni përmirësimin.
Kështu, niveli juaj i energjisë do të rritet. Ju do të ndjeheni më të shëndetshëm.
(Kosova Sot Online)