Imazhi i papritur i një truri që po vdiste, zbulohet çka 'pa' pacienti para vdekjes së tij

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 11:26
Imazhi i papritur i një truri që po vdiste, zbulohet çka 'pa' pacienti para vdekjes së tij

A na “kalojnë para syve” vërtet imazhet nga jeta?

Ndërsa pacientit tetëdhjeteshtatëvjeçar me epilepsi po i mateshin valët e trurit, ekipi i shkencëtarëve u befasua nga situata.

Gjatë ekzaminimit, pacienti pësoi një atak fatal në zemër, i cili çoi në një imazh të papritur të trurit që po vdiste.

U zbulua se 30 sekonda para dhe pas një ataku në zemër, valët e trurit të pacientit ndiqnin të njëjtin model si kur ëndërrojmë ose kujtojmë kujtimet.

Ky lloj aktiviteti i trurit tregon se fenomeni i “kalimit të jetës para syve” po ndodh realisht në momentet e fundit, thotë ekipi në një studim të botuar në botimin shkencor Frontiers in Aging Neuroscience.

Dr. Ajmal Zemmar, bashkautor i studimit, i tha BBC-së se një ekip kanadez nga Vankuveri e zbuloi këtë rastësisht. Reklama

“Kjo ka ndodhur krejtësisht rastësisht. Ne nuk kemi planifikuar të bëjmë këtë lloj eksperimenti,” tha Zemmar.

Nëse gjetja e tyre do të thotë se secili prej nesh do të shohë disa kujtime dhe njerëz të dashur para se të vdesim, Zemmar shton se është e pamundur të thuhet me siguri.

“Nëse do të më duhej të hyja në fushën e filozofisë, do të spekuloja se nëse truri vërtet përjeton diçka të tillë, atëherë ndoshta do të kujtonte momentet e bukura, jo ato të shëmtuara”, theksoi doktori kanadez, duke shtuar se kjo varet nga personi në person se çfarë do të veçonte truri i tyre si momente goditëse.

(Kosova Sot Online)