Çfarë duhet të dini për çajin valerian dhe efektet e tij?

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 17:28
Çfarë duhet të dini për çajin valerian dhe efektet e tij?

Çaji valerian ka veti qetësuese dhe njerëzit mund ta përdorin atë për t’i ndihmuar me pagjumësinë dhe për të trajtuar ankthin.

Shija e këtij çaji është e fortë, çka bën që disa persona të mos mund ta konsumojnë atë, prandaj për ta bërë më të ëmbël, mund t’i shtohet pak mjaltë, shkruan Medical News Today.

Përdorimi i çajit valerian ndihmon në zgjidhjen e problemeve shëndetësore të tilla si: pagjumësia, depresioni, ankthi, sindroma premenstruale, dhimbjet e kokës si dhe simptomat e menopauzës.

Konsumimi i një filxhani çaji valerian para gjumit nuk ka ndonjë efekt negativ, prandaj njerëzit që përjetojnë pagjumësi të çdo lloji mund ta provojnë atë.

(Kosova Sot Online)