A është stresi ngjitës? Studimet thonë po dhe ja se si ta trajtoni atë

  • G.G /
  • 07 October 2022 - 09:04
A është stresi ngjitës? Studimet thonë po dhe ja se si ta trajtoni atë

Bëni një hap prapa
Ndryshimet e trurit mund të zbulohen pothuajse menjëherë kur trupi është i ekspozuar ndaj stresit dhe në varësi të kontekstit, efektet mund të “zgjatin minuta në ditë nëse jeni vazhdimisht i ekspozuar”, thotë Buchanan. Kur nuk mund ta largoni stresin, “provoni një teknikë të terapisë kognitive të sjelljes dhe shikoni stresin si një sfidë për t’u kapërcyer dhe jo një kërcënim për ju personalisht”.

Merrni frymë
“Kur ndihem në ankth, do të pyes veten nëse ajo që ndiej është stresi im apo i dikujt tjetër”, thotë Maryam Ayai. Merrni frymë thellë e qetësohuni. Mbani frymën për katër sekonda dhe nxirreni ngadalë po për 4 sekonda.

Shkruaj
Thirrja ose dërgimi i mesazheve me një mik për të shfryrë stresin, nuk ndihmon pasi automatikisht ia kaloni dhe atyre. Pra, stresi është ngjitën e për pasojë, ti ia kalon mikut dhe ai mbart të njëjtat emocione me ju. Kështu që bëj një ditar. Shkruaj dy ose tre faqe përditë. Do t’ju bëjë mirë.

Forconi sistemin tuaj imunitar emocional
Dilni, bëni pazar ose bëni një dush të ngrohtë! Këto janë disa nga aktivitetet që do t’ju sjellin paqe.

Teksa merreni me një sport qoftë dhe ecje, kjo gjë do t’ju ndihmojë pa masë. Prandaj aktivizohuni dhe hiqni stresin në këto mënyra mjaft të thjeshta.

(Kosova Sot Online)