5 kombinime të gabuara ushqimesh që do t'ju thyejnë zemrën

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 16:43
5 kombinime të gabuara ushqimesh që do t'ju thyejnë zemrën

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për faktin se konsumimi i ushqimeve të duhura në kohën e duhur, është çelësi i një shëndeti të mirë. Gjithsesi, ajo çfarë ndoshta nuk dimë është se ka disa kombinime ushqimesh që thjesht nuk shkojnë me njëra-tjetrën. Mund të jenë të shëndetshme, të shijojnë pafund kur i konsumon bashkë, por thjesht nuk duhen ngrënë me njëra-tjetrën pasi shkaktojnë parehati në sistemin tretës. 

1. Proshutë dhe vezë

Ky mund të jetë mëngjesi ideal dhe e dimë që mund t'ju kemi thyer zemrën, por është siç e dëgjuat. Si proshuta ashtu dhe veza kanë vlera ushqyese, por janë të shëndetshme nëse konsumohen të ndara nga njëra-tjetra. Kanë të dyja shumë proteina dhe kur konsumohen bashkë, mund t'ju shkaktojnë probleme me sistemin e tretjes. 

Nëse zgjidhni të mbani proshutën për mëngjes, hiqni vezën dhe në vend të saj shtoni domate dhe avokado. 

2. Kosin dhe frutat

Ndoshta e keni ngrënë gjithë jetën kosin bashkë me frutat, por ja që s'është kombinimi ideal. Ky kombinim mund t'ju rëndojë stomakun dhe të shkakojë ndjesi të parehatshme.

Nëse doni patjetër t'i shtoni diçka kosit tuaj, provoni kanellën, ose disa lloje të ndryshme farash. 

3. Qumështin me lëngun e portokallit

Duke pirë në mëngjes qumësht bashkë me lëng portokalli i krijoni probleme stomakut. Portokallet kanë shumë acide dhe duke u bashkuar me qumështin, sistemi tretës ngarkohet edhe më. Parehatia mund të zgjasë për 2 deri në 6 orë dhe gjithashtu mund të ndiheni për gjatë të fryrë sepse qumështit i duhet shumë kohë për t'u tretur. Aq më tepër nëse e konsumoni bashkë me lëngun e portokallit. 

4. Burger-in me patate

Ju s'e imagjinoni dot një burger pa patate, por s'është dyshja më ideale. Sipas nutricionistëve, është më e shëndetshme të porosisni 2 burgera sesa 1 që shoqërohet me patate të skuqura.

5. Uji dhe ushqim

Eshtë gjëja më normale të keni një gotë ujë krah pjatës suaj, por bëni kujdes me kohën kur e konsumoni. Nuk rekomandohet të konsumoni ujë teksa ushqeheni, pasi procesi i tretjes vështirësohet. Përveç kësaj edhe mund të shtoni në peshë, prandaj e këshillueshme është që uji të pihet para se të konsumoni vaktin.

(Kosova Sot Online)