A e dini se çka bëjnë arrat në trupin tuaj?

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 12:49
A e dini se çka bëjnë arrat në trupin tuaj?

Arrat janë të pasura me yndyrë, por ato janë kryesisht në formën e yndyrave të pangopura, të tilla ai ato që janë një burim i vlefshëm vegjetarian i acidit yndyror esencial omega-3.

Arrat përmbajnë fitokimikate të rëndësishme, si dhe sasi të larta të yndyrave të pangopura që ofrojnë përfitime të mundshme për shëndetin dhe funksionin e trurit.

Acidet yndyrore omega-3 luajnë rol  duke ndihmuar në përmirësimin e sinjalizimit të trurit dhe neurogjenezës, që është mënyra se si formohen neuronet e reja.

Përveç niveleve të larta të yndyrnave të dobishme, në arra gjenden edhe lëndë ushqyese të tjera të rëndësishme si vitamina E, folati dhe fitokimikati mbrojtësm, shkruan BBC Good Food.

Një studim i fundit vlerësoi në mënyrë specifike efektin e arrave dhe zbuloi se përfshirja e arrave në dietën e meshkujve të rinj, të shëndetshëm dhe jo-depresiv përmirësonte gjendjen shpirtërore.

Studimi nga British Journal of Nutrition zbuloi se ata që konsumonin arra më shumë se katër herë në javë reduktonin rrezikun e sëmundjeve zemrës deri në 37 për qind.

(Kosova Sot Online)