Këto janë benefitet shëndetësore që sjellë pirja e kafesë

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 13:36
Këto janë benefitet shëndetësore që sjellë pirja e kafesë

Kafeja është një pije e dashur dhe e njohur për aftësinë e saj për të rregulluar mirë përqendrimin tuaj dhe për të rritur nivelet tuaja të energjisë.

Shumë njerëz varen nga filxhani i tyre i përditshëm që kur zgjohen për ta nisur ditën me këmbë të mbarë.

Përveç efekteve të saj energjike, kafeja është e lidhur me një listë të gjatë të përfitimeve të mundshme shëndetësore, duke ju ofruar akoma më shumë arsye për ta pirë.

Por, kjo vlen më tepër për rastet kur kafeja ka kualitet të plotë dhe është e prodhuar me plot kujdes.

Fillimisht, kafeja e mirë përmban kafeinë, një stimulues i sistemit nervor qendror që njihet për aftësinë e tij për të luftuar lodhjen dhe për të rritur nivelet e energjisë.

Disa studime thonë se konsumimi i rregullt i kafesë mund të shoqërohet me një ulje të rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2 për një afat më të gjatë kohor.

Megjithëse studimet kanë nxjerrë rezultate të përziera, disa hulumtime thonë se kafeja mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër disa çrregullimeve neurodegjenerative, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Kafeja mund të ndikojë në uljen e yndyrës dhe të mbështesë shëndetin e zorrëve, të dyja këto të dobishme për menaxhimin e peshës.

Po ashtu, sipas studimeve, përdorimi i kafesë ul rrezikun e depresionit si dhe mbron mëlçinë nga sëmundjet dhe infeksionet e tjera. 

(Kosova Sot Online)