Çfarë nuk duhet të bëni për një gjumë të qetë?

  • A.P /
  • 30 October 2022 - 09:35
Çfarë nuk duhet të bëni për një gjumë të qetë?

Gjumi është një pjesë thelbësore e një jetese të shëndetshme, por shumë njerëz e trajtojnë atë si një luks, duke menduar se thjesht nuk kanë fjetur mirë kur zgjohen të lodhur.

Por nuk është kjo arsyeja! Zakonet e mëposhtme janë armiqtë që s’ju lejojnë të bëni një gjumë të mirë.

1.Dhomë shumë e ftohë

Dr. Aneesa Das, një eksperte e mjekësisë për gjumin në “The Ohio State University Ëexner Medical Center”, thotë se në qoftë se dhoma juaj e ngrohtë, kjo ndihmon për të patur gjumë të shëndetshëm: “Ne flemë më mirë, kur trupat tanë qetësohen. Dhe nëse nuk dëshironi të zgjoheni të ngjethura, ju duhet të mbani temperatura aq të freskëta sa nuk jua prishin rehatinë”.

2.Larg bisedat serioze me partnerin para gjumit

Edhe pse dita ndoshta nuk ju ka mjaftuar për të folur mbi gjëra serioze me partnerin, sipas terapistes së jetës në çift Melody Li ju duhet të shmangni diskutimin e çështjeve serioze para se të bini për të fjetur.

Sepse definitivisht ajo nuk është as koha më e mirë për të diskutuar problem, seksuale pas një eksperiencë negative seksuale.

Seks i keq + gjumë i keq = humor i tmerrshëm.

Kjo ama nuk do të thotë të injoroni problemet, por dita e nerserme është vetëm disa orë larg.

3.Shpenzimi i shumë kohe para një ekrani

Kontrollimi i smartphone-it, tabletave, madje edhe i televizorit largon dhe dëmton gjumin tuaj.

Sipas ekspertëve drita e ekraneve mund t’jua shkatërrojë gjumin. Dr. Ninotchka L. Sigua këshillon që t’i largoni sytë nga ekranet të paktën një orë para gjumit, për gjumë më të mirë.

(Kosova Sot Online)