Ata që pinë çaj kanë përfitime shëndetësore dhe jetojnë më gjatë

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 09:18
Ata që pinë çaj kanë përfitime shëndetësore dhe jetojnë më gjatë

Çaji mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme dhe njerëzit që pinë çaj madje mund të kenë pak më shumë gjasa të jetojnë më gjatë se ata që nuk e bëjnë, sipas një studimi.

Çaji përmban substanca që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit. Studimet e kaluara në Kinë dhe Japoni ku çaji i gjelbër është i popullarizuar, sugjeruan përfitime për shëndetin. Studimi i ri zgjeron lajmet e mira për pijen e preferuar në shumë vende të tjera: çaji i zi.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për Kancerin në SHBA pyeti për zakonin e çajit afër gjysmë milioni të rritur në Britani, dhe më pas i ndoqi ata për 14 vjet. Ata u vështruan për faktorët shëndetësorë, socioekonomikë, pirjes së duhanit, alkoolit, dietës, moshës, racës dhe gjinisë.

Ata që pinin më shumë çaj – dy ose më shumë filxhanë në ditë – lidheshin me përfitime shëndetësore: 9% deri në 13% rrezik më të ulët të vdekjes nga çfarëdo shkaku, kundrejt atyre që nuk pinin çaj. Temperatura e çajit, ose shtimi i qumështit apo sheqerit, nuk ndryshuan rezultatet.

Maki Inoues-Choi, drejtuese e studimit, tha se nuk ka prova të mjaftueshme për të këshilluar ndryshimin e zakonit të çajit.

“Nëse veçse pini një filxhan çaj në ditë, mendoj se kjo është mirë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)