Lexoni edhe:
Studim/ Dëgjimi ose shikimi i zogjve mund të përmirësojë shëndetin tonë mendor
Vezët janë konsideruar gjithmonë si një nga ushqimet më të shëndetshme. Përkatësisht, ato janë një formë e mirë parandaluese kundër zhvillimit të sëmundjeve, sepse forcojnë sistemin imunitar që lufton kundër viruseve dhe infeksioneve. Ky ushqim është plot me proteina dhe kontribuon në shëndet të mirë.
Studim/ Dëgjimi ose shikimi i zogjve mund të përmirësojë shëndetin tonë mendorLexoni edhe:
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se veza ndonjëherë mund të jetë ‘shtëpia’ e baktereve të rrezikshme. Nëse e bardha ka marrë një nuancë margaritare ose rozë, hidheni menjëherë, këshillojnë ekspertët. Ndryshimi i ngjyrës mund të nënkuptojë se veza është prishur për shkak të bakterit Pseudomonas.
Bakteret krijojnë pigment në të bardhën e vezës dhe nëse vëreni se nuk ka një nuancë të njohur, hidheni. Një vezë e freskët ka një të verdhë të qëndrueshme dhe të bardhë të trashë por me kalimin e kohës, e bardha bëhet më e lëngshme.
(Kosova Sot Online)