Frutat e thata nga sot filloni t'i shihini ndryshe

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 16:50
Frutat e thata nga sot  filloni t'i shihini ndryshe

Nga sot frutat e thata filloni dhe shihini ndryshe! Pse do thoni ju? Sepse pas studimeve të kryera gjatë viteve të fundit, ekspertët kanë arritur në përfundimin se bajamet, arrat, stikat, kajsusi, etj- kanë shumë më pak kalori nga sa mendohej të kishin. Si u arrit në një përfundim të tillë?

 

Në përgjithësi kaloritë janë llogaritur duke përdorur "faktorët Atwater", një mënyrë e zhvilluar nga kimisti i famshëm Wilbur Atwater gjatë shekullit të 20-të. Sipas teorisë së tij, ne marrim 4 kalori për çdo proteinë që hamë, 4 kalori për çdo gram karbohidrati dhe 9 kalori për çdo gram yndyre. Që atëherë, kaloritë zakonisht llogariten duke shumëzuar numrin e gramëve të çdo makronutrienti me 4 ose 9 dhe në fund i mbledhim ato.

Gjatë viteve të fundit, studiues të tjerë vlerësuan se kjo lloj llogarie nuk vlen për frutat e thata dhe kaloritë e vërteta të tyre. Për shembull, 18 copë kajsus kishin 137 kalori dhe jo 163 siç përcaktonte metoda "Atwater", kurse 23 kokrra bajame përkthehen në 129 kalori dhe jo 168. Kaloritë e stikave dhe arrave u vunë re që ishin përkatësisht 5 dhe 21% më pak nga sa mendohej deri tani, të llogaritura me metodën "Atwater".

(Kosova Sot Online)