Këto ushqime vjeshtore ruajnë shëndetin, por edhe bukurinë

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 13:28
Këto ushqime vjeshtore ruajnë shëndetin, por edhe bukurinë

Ushqimi vjeshtor është i shijshëm dhe zgjedhje e duhur nëse dëshironi ta ruani bukurinë dhe rininë.Ekspertët na sugjerojnë që të kënaqemi në këto ushqime sezonale, sepse kështu trupit i ofrojmë materiet më ushqyese, që e përmirësojnë edhe dukjen edhe shëndetin.

KUNGUJT

Kanë shije të hatashme dhe kujdesen për flokun dhe lëkurën. Përmbajnë vitamina A, që ka efekt antioksidues dhe pakëson efektin e radikalëve të lirë në trup, të cilët janë më meritorët për shfaqjen e hershme të rrudhave. Përmbajnë minerale si bakër e zink që pakësojnë njollat si pasojë e akneve, e ndihmojnë edhe te problemet e lëkurës.

PATATJA E ËMBËL

Sikurse edhe kungujt, patatja e ëmbël është burim i shkëlqyeshëm për vitamina A. Pos vitaminave A, është i pasur edhe me vitamina C dhe E. Më e mira nga e gjithë kjo është se është i lehtë për t'u përgatitur dhe mund ta përfshini pothuajse kudo. Antioksiduesit do të ulin sasinë e radikalëve të lirë dhe pakësojnë dëmtimet në lëkurë.

PANXHARI

Panxhari nxit detoksimin e lëkurës që stimulon prodhimin dhe rigjallërimin e qelizave. Këtë shumë shpejt do të mund ta vëreni në dukjen në lëkurën. Vetitë antioksidues të panxharit parandalojnë paraqitjen e hershme të rrudhave dhe pakësojnë dëmtimet e lëkurës që shkaktohen si pasojë e faktorëve që vijnë nga jashtë.

BORONICAT E KUQE

Këto fruta të vogla të malit kanë efekte të mira nutritive. Boronicat janë antioksidues i hatashëm, shtojnë elasticitetin e lëkurës dhe parandalojnë paraqitjen e puçrrave. Boronicat e kuqe mund të përdoren për pakësimin e akneve dhe zbutjen e simptomave të psoriazës dhe dermatitit.

ARRAT

Arrat janë burim i hatashëm për aminoacidet omega 3, që e forcojnë membranën e lëkurës, i japin shkëlqim, i falin butësi dhe e përtërijnë. Përbërësit në arra kundër inflamacioneve ndihmojnë te heqja e puçrrave dhe akneve. Arrat flokun dhe lëkurën e furnizojnë me materie të rëndësishme me nutriente, duke e bërë lëkurën të padëmtuar dhe të butë.

(Kosova Sot Online)