Metoda me limonët e ngrirë, që ju ndihmon kundër sëmundjeve

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 09:49
Metoda me limonët e ngrirë, që ju ndihmon kundër sëmundjeve

Limoni është shumë i shëndetshëm dhe i shkëlqyeshëm si preventiv dhe luftues kundër shumë sëmundjeve. Është i pasur me vitamina, sidomos me vitaminë C, por përmban edhe hekur, zink, kalium, kalcium, fosfor dhe proteina. Përmban limonoide dhe flavonide, që janë të hatashëm në luftën kundër kancerit, pasi që vrasin qelizat kancerogjene. Limoni përdoret në shërimin e sëmundjeve malinje, hipertensionit (shtypjes së lartë të gjakut), etheve, inflamacioneve si dhe parandalon diabetin. Mund të përdoret edhe për pastrimin e lëkurës.

Mirëpo, shumë njerëz përdorin vetëm lëngun e tij, ndërsa hedhin lëvoren, kjo për faktin se nuk e dinë si duhet përdorur, e atëherë merren 5-10 herë më shumë vitamina dhe materie të tjera. Studimet tregojnë si limoni përmban 22 substanca që luftojnë kancerin. Ngrijeni limonin para konsumimit dhe do të ruani të gjitha vetitë shëruese që posedon. Së pari e pastroni mirë dhe e thani, e më pas e vendosni në frigorifer, derisa ta përdorni. Kur dëshironi ta përdorni, mund ta përdorni në gjellë apo ta shtoni në shishen me ujë. 

(Kosova Sot Online)