Flini si "qengj" me këto ilaçe shtëpiake

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 14:22
Flini si

Jeni rrotulluar gjithë natën, në krah, në shpinë apo në stomak, por kurrsesi të futni gjumë në sy.Po filloni t'i numëroni yjet në qiell, por përsëri jeni të zgjuar.Nëse një gjendje si kjo ju shkon për shtati edhe juve, atëherë përdorni ilaçet shtëpiake për të fjetur rehat, shpejt dhe të zgjoheni mirë.

ÇAJI NGA GJETHET E PORTOKALLIT

Për të fjetur rehat, mund të përdorni gjethet e pemës aromatike të portokallit. Ky çaj ju zbut nervat dhe ju ndihmon të flini si foshnjë. Përbërësit: 1/2 e lugës gjethe portokalli (2 gramë); 1 gotë me ujë (250 ml); 1 lugë sheqer (5 gramë). Përgatitja: Ujin dhe gjethet e portokallit i vendosni në një enë. E vloni dhe e lini në zjarr për pesë minuta. E hiqni nga pllaka e nxehtë dhe më pas e lini ashtu të mbuluar edhe për pesë minuta. E përzieni, e kulloni dhe ia shtoni sheqerin. Këtë përzierje ta pini gjysmë ore para se të shkoni në gjumë.

ÇAJI NGA MENTA

Ky Është një tjetër lloj i çajit të bimëve që ju ndihmon të flini dhe të jeni më të relaksaur gjatë natës. Menta është e pasur me përbërës qetësues dhe posedon veti që ju liron nga stresi. Përbërësit: 1 lugë mentë (5 gramë); 1 gotë me ujë (250 ml). Përgatitja: Në fillim e vloni ujin dhe më pas shtoni mentën. E lini të vlojë edhe për pesë minuta. Pasi të ketë kaluar kjo periudhë kohore,e hiqni nga pllaka e ngrohtë. E mbuloni dhe e lini të ftohet edhe për disa minuta. E përzieni lëngun dhe e pini gjysmë ore para se të shkoni në shtrat. Nëse preferoni mund t'ia shtoni pak sheqer, apo pak mjaltë, për ta ëmbëltuar.

ÇAJI NGA BIMA VALERIANA

Vetitë shëruese të kësaj bime njihen për qetësimin e nervave dhe ju mundësojnë të flini rehat, para një dite të rëndësishme që mundet t'ju presë. Rekomandohet si ilaç kundër stresit dhe anktheve. Përbërësit: 1 lugë valerianë (10 gramë); 1 gotë ujë (250 ml); 1 lugë mjaltë (25 gramë). Përgatitja: Ujin dhe bimën i shtoni me një enë të përbashkët. I vloni për së paku dhjetë minuta para se t'i hiqni nga pllaka e ngrohtë. Pastaj enën e lini të mbuluar edhe për disa minuta. E përzieni lëngun, e kulloni dhe e ëmbëltoni me mjaltë. E pini para se të shkoni në gjumë.

ÇAJI NGA SHERBELA DHE KAMOMILI

Kurrë mos qëndroni pa këto dy bimë në kuzhinën tuaj, sepse janë kaq të përdorshme dhe mund t'i shfrytëzoni nëpër situata të ndryshme. Për më shumë se kaq, kanë shije të shijshme kur kombinohen së bashku. Përbërësit: 1 lugë lule kamomili (10 gramë); 1 lugë sherbelë (10 gramë); 1 gotë me ujë (250 ml); 1 lugë mjaltë (25 gramë). Përgatitja: Së pari e derdhni ujin në një enë dhe e vloni. Kur të ketë vluar, shtoni kamomilin dhe sherbelën. E vloni edhe për shtatë minuta. E hiqni nga pllaka e nxehtë, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë edhe për dhjetë minuta. E përzieni dhe e kulloni lëngun, ndërsa që mund ta ëmbëltoni me mjaltë. E pini pesëmbëdhjetë minuta para se të shkoni në gjumë.

(Kosova Sot Online)