A është opsion i mirë: Pilaf për mëngjes!

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 13:21
A është opsion i mirë: Pilaf për mëngjes!

Drithëra, tostë, smoothie, vezë: Gjërat e para që na dalin para syve kur mendojmë për mëngjesin. Nuk ndodh shpesh ta dëgjoni veten në mëngjes duke thënë: "Për mëngjes do ha pilaf", por ja që kjo mund të ndryshojë. 

Shumica e njerëzve nëpër botë e konsumojnë orizin për drekë ose darkë, por sipas ekspertëve rezulton se është ushqim i mirë për t'u konsumuar edhe në mëngjes. 

 

Orizi është plot me karbohidrate të shëndetshme, të lehta për t'u tretur nga stomaku dhe njëkohësisht  furnizues i mirë energjie, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Të gjitha këto e bëjnë vakt të plotë dhe perfekt mëngjesi. 

Përveç kësaj është lehtësisht i gatueshëm, por bëni kujdes me kripën dhe mos e gatuani më shumë nga ç'duhet. Kaq mjafton për ta nisur ditën me një pjatë pilaf dhe për të marrë gjithë vlerat ushqyese që ju nevojiten.


(Kosova Sot Online)