Ilaçet popullore, që ndihmojnë kundër ftohjes, gripit dhe sëmundjeve

  • E.K /
  • 21 November 2022 - 13:30
Ilaçet popullore, që ndihmojnë kundër ftohjes, gripit dhe sëmundjeve

Kur ju apo fëmija juaj të preken nga ndonjë sëmundje, janë shumë opsione natyrale, që mund ta shkurtojnë kohëzgjatjen e sëmundjes dhe t'i lehtësojnë simptomat.Në vijim ju paraqesim alternativat që ua shkurtojnë "jetën" sëmundjeve.

HUDHRA

Hudhra është antibiotik i fortë natyral, lufton kërpudhat dhe bakteret, derisa mund ta mposhtë secilën sëmundje. Për efekt më të fortë, shtypni 1-2 thelpinj hudhër dhe i hidhni në një gotë të vogël me ujë. I pini shpejt, e nëse jeni shumë të sëmurë, as që do ta vëreni shijen gjatë sëmundjes.

LËNGJET E NGROHTA

Ky ilaç pak a shumë është instinktiv, por se çajet e ngrohta nga bimët dhe uji i ngrohtë me lëng limoni duhet konsumuar, që në shenjat e para të sëmundjes. Nxehtësia ndihmon në forcimin e sistemit imun, ndërsa që lloje të ndryshme të bimëve mund të ndihmojnë te infeksionet.

THITHJA E AVULLIT

Për pak kohë, mund ta përgatitni në kuzhinë me bimët që keni aty. Vloni 1-2 gota ujë në një enë të madhe. E hiqni nga pllaka dhe shtoni 2 lugë trumzë rozmarinë dhe origano. E mbuloni për 5 minuta me një peshqir dhe më pas e hiqni peshqirin dhe e vendosni fytyrën, derisa me peshqir mbuloni kokën nga sipër. Thithni avullin për së paku 15 minuta.

HIDROGJEN PEROKSID

Që në shenjat e para të ftohjes, gripit, infeksioneve të sinuseve apo infeksionit me vesh, hidhni një pikatore përplot me hidrogjen peroksidi në secilin vesh. Qëndroni të shtirë me hidrogjenin në vesh, derisa të përfundojë flluska në vesh. Bëjeni këtë në të dy anët. Kjo sidomos ka efekt për fëmijët.

KANELLA

Eshëndetshme jo vetëm për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, kanella është luftues i madh kundër viruseve dhe vepron si antibiotik. Kur të ndiheni të sëmurë, përzieni 1 lugë kanellë me 1 lugë mjaltë dhe i përzieni për të krijuar një përzierje që lehtëson nga kolla dhe kongjestioni.

ANASHKALONI USHQIMET E BARDHA

Që në shenjat e para të sëmundjes, komplet hiqni ushqimet e bardha nga menyja. Këtu përfshihen sheqernat, qumështi, djathi, ëmbëltuesit, prodhimet e qumështit. Këto ushqime e dobësojnë funksionimin e sistemit imun dhe ngadalësojnë mundësinë shëruese të trupit.

(Kosova Sot Online)