Tërshëra është e dobishme sikurse qumështi i nënës

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 09:15
Tërshëra është e dobishme sikurse qumështi i nënës

Për vetitë shëruese të tërshërës ka shkruar edhe Hipokrati, i cili çajin nga tërshëra e ka preferuar si ilaç kundër shumë sëmundjeve. Në mjekësinë popullore tërshëra është përdorur për shërimin e dhimbjeve me stomak. Pos kësaj, përzierja nga kokrra e grurit u ishte dhënë foshnjave në rast se nënat nuk kishin qumësht për fëmijët. Edhe studimet moderne e kanë dëshmuar se tërshëra në përbërjen e vet ka shumë mikroelemente dhe vitamina që i përmban qumështi i nënës.

VETITË SHËRUESE

Tërshëra në kokrrën e vet përmban shumë proteina, aminoacide, vajra eterike, vitamina A, S, V dhe K, zink, kalium, magnez, hekur, krom, fosfor dhe jod. Pos kësaj, përmban edhe aminoacide që parandalojnë zhvillimin e qelizave malinje në zorrën e trashë. Polifenolet, që po ashtu i hasim në tërshërë, ndikojnë mirë në punën e mëlçisë dhe gjëndrat tiroide. Tërshëra e stimulon metabolizmin, përmirëson tretjen, hedh helmet jashtë trupit dhe ndikon si diuretik i butë.

(Kosova Sot Online)