Melhemi për veshka dhe prostatë, çaji nga murrizi

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 10:40
Melhemi për veshka dhe prostatë, çaji nga murrizi

Te disa infeksione bakteriale, si te Ecoli, ndodh që shërimi i gjatë me antibiotik mos të japë rezultate, atëherë çaji nga murrizi mundet të japë rezultate pasi ka efekt antibakterial. Murrizi sidomos është i shëndetshëm te inflamacionet e kanaleve urinare, e ndikon edhe te problemet me veshka, fshikëz. Po ashtu, ndikon edhe te diarreja, ju preferohet të konsumohet edhe nga personat që vuajnë nga diabeti e ndikon edhe në hedhjen jashtë të gurëve dhe rërës nga veshkat.

Çaji përgatitet nga gjethet e bimës apo si përzierje e edhe disa bimëve të tjera. Me rëndësi është që nga ushqimi të hidhni sheqerin, yndyrat, të gjitha pijet e ëmbla të gazuara si dhe ushqimet që përfshijnë aminoacide. Përgatitja është e thjeshtë: Një lugë çaj nga gjethet e përzieni me 2 dl ujë të vluar. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për gjysmë orë. Më pas e procedoni dhe kur të jetë ftohur, hidhni një sasi të vogël sodë të bukës. Brenda ditës mund të pini tri gota çaj si ky

(Kosova Sot Online)