Lëngu i domateve zbut simptomat e menopauzës

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 09:32
Lëngu i domateve zbut simptomat e menopauzës

Shkencëtarët nga universiteti japonez në Tokio kanë bërë një hulumtim me të cilin kanë dëshmuar se dy gota lëng të domates në ditë e lehtësojnë dhimbjen dh lehtësojnë problemet shëndetësore në periudhën e menopauzës. Rezultatet e hulumtimit të publikuara në revistën shkencore "Nutrition Journal" bëjnë të ditur se me këtë rast i gjithë hulumtimi ka zgjatur tetë javë, e në të kanë marrë pjesë 93 femra në menopauzë.

Femrat të cilat për çdo ditë kanë konsumuar nga dy gotë lëng të domateve, apo nga 200 mililitra lëng në ditë në masë të madhe kishin zvogëluar problemin me dhimbjet, nervozizmin, temperaturën e lartë dhe dhimbjet tjera që shfaqen në menopauzë. Shkencëtarët nga Japonia po ashtu theksojnë se lëngu nga domatet nxit shkrirjen e kalorive.

(Kosova Sot Online)