Lulelakra mbron nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

  • E.K /
  • 23 November 2022 - 11:39
Lulelakra mbron nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Kohët e fundit, lulelakra është perime, së cilës po i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje.I takon familjes së lakrës dhe konsiderohet si një nga perime më shëruese. Shumë hulumtime kanë dëshmuar se është e shkëlqyeshme në luftën kundër kancerit të gjirit, atij në zorrë të trashë, mushkërive, vezoreve dhe fshikëzës. Këtë fuqi ia japin antioksiduesit me të cilat lulelakra është e pasur. Pos antioksiduesve, lulelakra është e pasur edhe me vitamina C dhe këto kombinime parandalojnë shfaqjen e kancerit.

Kjo perime përmban edhe sasi të konsiderueshme me magnez, që po ashtu është i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Përdorimi i saj më i rëndësishëm e thamë është në parandalimin e kancerit. Nuk përmban yndyrë, përmban pak karbohidrate e përmban edhe fitonutriente. Pikërisht këto fitonutriente parandalojnë shfaqjen enzimave të dëmshëm që e aktivizojnë kancerin. Lulelakra po ashtu luan rol të rëndësishëm edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës.

(Kosova Sot Online)