Këtë duhet ta provoni: receta kundër rënies së flokut

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 10:01
Këtë duhet ta provoni: receta kundër rënies së flokut

Ju sjellim një recetë natyrale shumë interesante, e cila ju ndihmon në parandalimin e rënies së flokut. Bëhet fjalë për bananen e pasur me minerale dhe vitamina, e pasur me shumë nutriente, që ndikojnë në përtëritjen e flokut. Banania është e mirë edhe nëse keni flokë të thatë apo të yndyrshëm Përbërësit: 1 banane 3 lugë vaj bademi .

Përgatitja: Qëroni bananen, e shtypni dhe ia shtoni vajin e bademit. E përzieni mirë që të bashkohen përbërësit dhe e vendosni në flokë. Me të i bëni masazh kokës, dhe më pas vendosni një peshqir në flokë dhe e lini të veprojë për 30 minuta. Më pas shpëlani flokun. Kjo maskë u sugjerohet të gjitha llojeve të flokut.

(Kosova Sot Online)