Arsyet e mira që në vend të çamçakëzit të përtypni karafil

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 11:24
Arsyet e mira që në vend të çamçakëzit të përtypni karafil

Karafili është erëz që pothuajse të gjithë e kanë në kuzhinë. Është me rëndësi ta përdorni në mënyrë të rregullt. Karafili përmban vitamina, minerale dhe vajra eterike. Karafili përmban: vitamina A, vitamina të grupit B (B1, B2, B3, B4, B6 dhe B9), vitamina C, vitamina E, Vitamina K. Karafili përmban edhe mineralet si: kalium, kalcium, natrium, magnez, fosfor, hekur, mangan, bakër, selen, zink.

Përmban edhe një sasi me aminoacide omega - 3 dhe omega 6. 8 përdorime të dobishme të vetive të karafilit: 1. Vepron kundër baktereve; 2. Vepron kundër kërpudhave; 3. Vepron kundër dhimbjeve dhe i pakëson ato; 4. Përshpejton shërimin e plagëve; 5. Parandalon fryrjet; 6. Parandalon gazrat; 7. Relakson muskujt; 8. Lufton kundër kancerit.

(Kosova Sot Online)