Këto janë shprehitë e dëmshme që e shkatërrojnë mëlçinë

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 13:31
Këto janë shprehitë e dëmshme që e shkatërrojnë mëlçinë

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Gjithçka që njerëzit e konsumojnë kalon përmes mëlçisë. Aty përpunohet gjithçka para se të shpërndahet në pjesët e tjera të trupit. Por, ekzistojnë disa shprehi të dëmshme që mund të shkaktojnë dëmtimin e këtij organit. Për të parandaluar dëmtimin e mëlçisë, shmangni këto shprehi të dëmshme.

KONSUMIMI I TEPËRT I ALKOOLIT

Kjo shprehi e dëmshme është shkaktari më i shpeshtë i dëmtimit të mëlçisë. Alkooli i tepërt e ul aftësinë e mëlçisë për të filtruar helmet nga trupi i njeriut. Deri te një gjendje si kjo vjen kur mëlçia i përdor të gjitha resurset e veta në mënyrë që alkooli të përpunohet dhe të jetë më pak i dëmshëm.

PËRDORIMI I TEPËRT I ILAÇEVE

Nëse konsumoni ilaçe të ndryshme për dhimbjen më të vogël, kjo mund të shkaktojë hepatitin toksik. Dëmtimet mund të shkaktojnë nga gjendje e butë inflamatore deri te ndalesa e plotë e punës së mëlçisë.

DUHANI

Duhani është shprehi e keqe që ka efekt të shumëfishtë negativ për shëndetin e mëlçisë. Kemikatet helmuese që gjenden në tymin e duhanit i ngarkojnë për së tepërmi mushkëritë, në fund në mëlçi mund të shkaktojnë stresin oksidues, gjendje kjo që shfaqet kur radikalet e lira pushtojnë mekanizmat mbrojtës të organizmit dhe me këtë rast i sulmojnë qelizat.

(Kosova Sot Online)