A e dini çfarë ndodh kur krahas mjaltit pini edhe ujë në lukth të thatë?

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 13:52
A e dini çfarë ndodh kur krahas mjaltit pini edhe ujë në lukth të thatë?

Me siguri se shumica e dini se sa e dobishme është të konsumoni mjaltë, por a e dini çfarë ndodh kur krahas mjaltit pini edhe ujë në lukth të thatë? Kjo është diçka më e mira që mund të bëni për organizmin tuaj.

PËRGATITJA

 Për përgatitjen e ujit me mjaltë ju nevojitet një lugë e vogël mjaltë që duhet ta tretni në një gotë ujë të vakët. Kështu krijohet një tretje 30 për qind që sipas sistemit të vet ngjason me plazmën e gjakut. Mjalti kështu shton vetitë e veta shëruese kur tretet me ujin. Më e mira e krejt kësaj është se kjo përzierje shpejtë absorbohet në organizëm.

PËRDORIMI

Uji me mjaltë, i përgatitur në këtë mënyrë, e normalizon tretjen, e forcon sistemin imun dhe përdoret për shërimin e ftohjes dhe të bronkitisit, si dhe e siguron pastrimin e organizmit. Kjo tretje rregullon edhe punën e zorrëve,, ndihmon te humbja në peshë, në mënyrë aktive e ushqen lëkurën.

(Kosova Sot Online)