Ilaçi popullor shumë efektiv për cistet në vezore

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 14:51
Ilaçi popullor shumë efektiv për cistet në vezore

Cistet në vezore t'i shërosh është shumë e vështirë, por përmes ilaçeve popullore lehtë mund t'i hiqni qafe. Merrni gjethe të bimës aloe vera dhe i vendosni në frigorifer për dy javë. Më pas i shtypni dhe shtrydhni lëngun prej tyre. Lëngun e përzieni me mjaltë. Sasia 1:1, masën ta ruani në frigorifer.

PËR SHËRIM

Ngroheni një lugë të kësaj përzierje, merreni një tampon të zakonshëm të femrave dhe e futni në masën me mjaltë dhe aloe. Tamponin e vendosni në vagjinë dhe e mbani gjatë natës. Për efekt m të fortë të shërimit të cisteve në vezore provoni edhe këtë mënyrë: derisa gjethet e aloe verës kalojnë bio-stimulimin në frigorifer, përdorni rrënjën e freskët të copëtuar të kulumbrisë, lëngun e të cilave e përzieni me mjaltë, lagni një tampon dhe e vendosni në vagjinë dhe e lini gjatë natës. Dhjetë ditët e para vendosni tampon me kulumbri dhe mjaltë, më pas dhjetë ditë pauzë, e më pas dhjetë ditë tampon me mjaltë dhe lëng nga aloe vera. Tamponët nuk duhet përdorur gjatë ciklit menstrual.

LËNGU BIO-STIMULUES NGA ALOE VERA

Lëngu i aloe verës është shumë i shëndetshëm dhe i përdorshëm. Por, të paktë janë ata njerëz që e dinë se nga lëngu i aloe verës merret lëngu i fermentuar që përmban disa herë më shumë materie të dobishme sesa lëngu i zakonshëm i shtrydhur nga aloe vera.

RECETA POPULLORE

Arra vepron kundër cisteve në vezore. I pastroni arrat nga bërthamat, i imtësoni shumë dhe 4 lugë të imtësuara me arra i vendosni në një enë dhe i përzieni me 3 gota ujë të vluar. Enën e lini në shporet dhe e vloni edhe për 20 minuta. E ftohni, e procedoni dhe e pini tri herë në ditë nga gjysmë gote.

TAMPON ME QEPË DHE MJALTË

Merrni në mëngjes një kokë qepë dhe e vendosni në një enë me mjaltë në mënyrë që qepa të jetë e mbuluar nga mjalti. Në mbrëmje, para gjumit, kur qepa të ketë thithur mjaltin, përgatitni një tampon dhe e futni në vagjinë dhe e lini gjatë natës. Tretmani zgjatë 10 ditë.

(Kosova Sot Online)