Këto shenja tregojnë se mëlçia nuk punon si duhet

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 09:54
Këto shenja tregojnë se mëlçia nuk punon si duhet

Mëlçia është organ i rëndësishëm, ku gjenden 300 miliardë qeliza, që bëjnë më shumë se 500 funksione të ndryshme, disa jetike për jetën. Nëse ajo nuk punon si duhet, tregojnë këto simptoma.

Dhimbjet në stomak.

- Dhembja nga ana e djathtë nën brinjë është një nga shenjat se mëlçia është e sëmurë. Mëlçia përfshin pjesën më të madhe të stomakut, e pjesa e yndyrshme e saj gjendet në anën e djathtë dhe nëse dëmtohet, shfaqen dhimbje.

Sy dhe lëkurë të verdhë

 - Kur trupi shkëmben qelizat e vjetra të gjakut, rritet bilirubina në gjak. Derisa mëlçia e shëndetshme nuk ka probleme me bilirubinë, mëlçia e sëmurë lejon që bilirubina të grumbullohet në gjak, e simptoma janë të bardhët e kuqe merr ngjyrë të verdhë ose edhe lëkura.

Dhimbje në nyja

- Mundime, të vjella, lodhje dhe humbje e oreksit, janë simptoma të lidhura të sëmundje së mëlçisë, sidomos te hepatiti autoimun, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Hepatiti autoimun është gjendja ku sistemi imun sulmon qelizat dhe indet e mëlçisë, e më e shpeshtë kjo gjendje është te femrat se sa te meshkujt. Njolla në lëkurë. - Nëse mëlçia nuk e pastron si duhet gjakun, vjen deri te mpiksja e gjakut në afërsi të sipërfaqes së lëkurës, duke e bërë atë me njolla.

(Kosova Sot Online)