Pesë ushqime për "rini të përjetshme"

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 09:56
Pesë ushqime për

Ndonjë preparat çudibërës që e ndalon plakjen nuk ekziston, por disa ushqime të caktuara mund ta ngadalësojnë këtë proces.

 

VERA E KUQE

Një gotë verë e kuqe ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare për 32 për qind.

ÇOKOLATA

Një sasi e madhe e antioksiduesve që i përmban çokollata e zezë ul shtypjen e lartë të gjakut. Mjafton që gjatë ditës të hani 60 g të kësaj ëmbëlsire.

FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË

Rreth 65 g fruta me lëvozhgë të fortë ulin nivelin e kolesterolit dhe rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare për 10 për qind.

HUDHRA

Rreziku për droçka të gjakut dhe kolesterol të lartë ulet nëse e konsumoni një hudhër në ditë.

PESHQIT

Peshqit ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve të ritmit të zemrës dhe ulin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare për 14 për qind,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Sugjerohet që mishin e peshkut ta konsumoni tri herë në javë

(Kosova Sot Online)