Me vaj jargavani bëni masazh vendeve me dhimbjet nga reuma

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 10:40
Me vaj jargavani bëni masazh vendeve me dhimbjet nga reuma

Përveç aromës së këndshme që përdoret në industrinë e parfumit, jargavani ka edhe vetitë shëruese për mjekësinë popullore. Ndikon mirë te organet e tretjes, kundër diarresë si dhe heq simptomat e temperaturës së lartë.

Përbërësit: një grusht lule të thata të jargavanit dhe 1 litër vaj ulliri. Lulet i vendosni në kavanozin e madh të mbushur me vaj ulliri. E lini në vend me diell për 15 ditë. Përzieni herë pas here. Me këtë vaj, bëni masazh vendeve ku ndjeni dhimbje.

(Kosova Sot Online)