Llojet e perimeve që më së shumti ndihmojnë në dobësim

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 11:37
Llojet e perimeve që më së shumti ndihmojnë në dobësim

Nëse i konsumoni këto perime për çdo ditë, pas shtatë ditësh do të vëreni se keni stomak më të rrafshët.

SPECAT PIKANTË

Studimi kanadez ka dëshmuar se specat pikantë jo vetëm se ndihmojnë në rritjen e oreksit, por e shtojnë aftësinë e trupit për t'i shkrirë yndyrat.

SPECAT E GJELBËR

Specat e gjelbër ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit që mundet të rezultojë me shkrirje të indit dhjamor në stomak.

QEPA

Përmban pak kalori, prandaj kjo perime është ideale për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Për efekt më të fortë, duhet ta konsumoni të papërpunuar.

KAROTA

Kjo perime me ngjyrë të portokalltë përbën një zamër të shkëlqyeshme të papërpunuar. Është e mbushur me betakarotinë dhe fibra, e trupit tuaj ia bëni një të mirë të madhe nëse i konsumoni të papërpunuara.

KUNGULLI

Është i pasur me vitamina C, prandaj mbush me energji, andaj edhe dukeni të gatshëm për aktivitete fizik. Pranë kungullit nuk ka gjasë për grumbullim të kilogramëve.

DOMATET

Janë të pasur me vitamina C dhe kalcium. Kur konsumohen bashkë, këto dy elemente përbëjnë aleatët më të mirë kundër mbipeshës.

(Kosova Sot Online)