Ja përse hurmat konsiderohen si pema më e shëndetshme në botë

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 14:27
Ja përse hurmat konsiderohen si pema më e shëndetshme në botë

Hurmat kanë një spektër të gjerë të vlerave shëndetësore, prandaj edhe konsiderohen si pema më e shëndetshme në botë. Janë burim i fibrave që janë të domosdoshme për organizmin për punë të mirë të zorrëve. Sheqeri natyral që gjendet në hurma është alternativë e përsosur për sheqerin e zakonshëm. Lehtë treten dhe pakësojnë ndjenjën e urisë. Duke filluar nga anemia, shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli e deri te kanceri, pothuajse nuk ka sëmundje që nuk mund të shërohet me hurmat.

 

Personat që vuajnë nga anemia duhet të hanë sa më shumë hurma, sepse janë burim për hekur. Hekuri, si pjesë e hemoglobinës brenda rruazave të kuqe të gjakut, përcakton dërgimin e oksigjenit në gjak. Më së shumti nevojë për hekur kanë fëmijët në pubertet dhe gratë shtatzëna. Marrë parasysh se përmbajnë luteinë dhe zeaksantinë, hurmat ndryshe quhen edhe 'vitamina e syve', transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Hurmat përmbajnë edhe kalium, që është i dobishëm te ndalimi i diarresë. Pos se ndalojnë diarrenë, hurmat ndihmojnë që të keni jashtëqitje stabile. Studimet në Amerikë tregojnë se hurmat e lehtësojnë edhe lindjen, nëse pak para se të lindni i konsumoni katër të tilla në ditë.


(Kosova Sot Online)