Kjo pije me mentë dhe xhenxhefil e aktivizon metabolizmin

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 14:43
Kjo pije me mentë dhe xhenxhefil e aktivizon metabolizmin

Nëse këtë pije me mentë dhe xhenxhefil e shtoni në rutinën tuaj, është me rëndësi që të shmangni stilin ulur të jetës, të flini mjaftueshëm në mënyrë që ta përmirësoni metabolizmin. Metabolizmi është procesi nga i cili trupi i njeriut e konverton ushqimin në energji. Indikacionet se metabolizmi juaj është shumë i ngadalshëm: Shtoni në peshë pa u munduar shumë; Vështirësi për humbjen në peshë përkundër s mbani dietë; Tendenca për të shtuar në peshë përreth belit; Ndjeshmëria ndaj të ftohtit; Dhimbje të vazhdueshme; Telashe për t'u zgjuar në mëngjes; Tretje të ngadalshme ose të vështirë; Kapsllëk të vazhdueshëm.

MENTA

Menta është bimë mjekësore që është shumë stimuluese dhe freskuese. Po ashtu, mundet të ndihmojë të humbni në peshë dhe të shkrini dhjamin e yndyrat. Për më shumë, përbërësit e saj tretës aktivizojnë stomakun për të luftuar ndjenjën e fryrjeve në stomak. Kjo bimë, në krahasim nga alkooli, kafeja dhe pijet e gazuara, organizmit i ofron energji të qëndrueshme.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është një tjetër stimulues natyral dhe shumë i shëndetshëm, pak a shumë sikurse dhe menta. I njohur për cilësitë e tij ngrohëse, është i përsosur në aktivizimin e metabolizmit. Rrënja e xhenxhefilit i ndihmon trupit për të eliminuar helmet de lëngjet shtesë nga organizmi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Kjo edhe është arsyeja përse është një nga ilaçet më ët mira natyrale për të humbur në peshë, pa vuajtur urie. Përmirëson sistemin tretës, vepron si antibiotik, analgjetik dhe ka efekt kundër inflamacioneve.

PIJA QË AKTIVIZON METABOLIZMIN - PËRBËRËSIT:

1 sasi gjethe të freskëta të mentës; 1 pjesë xhenxhefil të freskët ose një lugë xhenxhefil të bluar (6 g); 4 gota ujë (1 litër); Bimë stevia për të ëmbëltuar.

PËRGATITJA:

Për ta përgatitur këtë pije freskuese, ju duhet vetëm të bluani përbërësit bashkë me ujë dhe ta përzieni. E ëmbëltoni me bimën stevia dhe ta pini të ngrohtë apo të ftohtë.

(Kosova Sot Online)