Rrika në luftën kundër kancerit

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 10:31
Rrika në luftën kundër kancerit

Megjithëse rrika në mënyrë tradicionale përdoret dimrit, në disa kuzhina të tjera përdoret gjatë gjithë vitit. Pos se është më i pasur se portokajtë me vitamina C, rrika përmban veti të ndryshme shëruese, e një prej tyre është zbuluar krejt së fundmi. Me siguri e dini se lakra, lulelakra, lakra jeshile dhe borkoli, konsiderohen si perimet që preferohen kundër shfaqjes së ndryshimeve malinje, sidomos në zorrë të trashë.

Mirëpo, jo shumë moti shkencëtarët kanë zbuluar se rrika përmban deri dhjetë herë më shumë glukozinalate sesa brokoli. Këtë e ka dëshmuar studimi i fundit në universitetin në Ilinois, që po ashtu kanë dëshmuar se glukozinalatet mund të aktivizojnë në organizmin e njeriut enzima për detoksikim, që janë në gjendje të eliminojnë radikalet e lira që kontribuojnë në paraqitjen e kancerit. Me këtë rast, rrika përmban dy lloje të glukozinalateve që absorbohen pothuajse 90 për qind kur konsumohet rrika, që është një përdorshmëri e madhe.

(Kosova Sot Online)