Ushtrimet fizike përgjysmojnë rrezikun nga vdekja

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 14:26
Ushtrimet fizike përgjysmojnë rrezikun nga vdekja

Ne të gjithë e dimë se ushtrimet janë të dobishme për organizmin tonë, por shkencëtarët tani kanë gjetur dëshmi se ushtrimet fizike e rrisin ndjeshëm jetëgjatësinë te të mbijetuarit nga kanceri. Meshkujt që e mundin kancerin dhe që djegin më shumë se 12,600 kalori në javë, duke ushtruar, sipas studimit të ri thuajse e përgjysmojnë rrezikun nga vdekja e parakohshme.

 

Ky studim mbështetë një tjetër, të mëhershëm, i cili kishte gjetur se të mbijetuarit nga kanceri që janë më së shumti aktivë, kanë më së paku gjasa që të vdesin nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët nga Universiteti “Loyola”, respektivisht nga shkolla e mjekësisë e këtij universiteti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, studiuan 1,021 meshkuj të moshës mesatare prej 71 vjetësh, të cilët më parë ishin diagnostikuar me kancer. Dr Kathlee Wolin shpjegon se shumë të mbijetuar nga kanceri tani jetojnë më gjatë për shkak të diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit më të mirë. 

(Kosova Sot Online)