Për shkak të diagnozës, pritet një rënie e autizmit

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 14:36
Për shkak të diagnozës, pritet një rënie e autizmit

P ër shkak të ashpërsimit të kritereve për diagnostikimin e autizmit, pritet që të ketë rënie të rasteve të reja të kësaj sëmundjeje. Kërkuesit shkencorë thonë se nuk dihet ende kur do të fillojë përdorimi i kritereve të reja diagnostike, por disa prej tyre kanë frikë se kjo do të maskojë rritjen e vërtetë të rasteve të reja me autizëm. “Trendi i rritjes së incidencës së çrregullimeve të spektrit të autizmit ka pasur rritje të vazhdueshme.

 

Por, tani me kriteret e reja diagnostiko (DSM V), pritet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat”, thotë autori i studimit Matthew Maenner, epidemiolog. Por, ata që angazhohen për mbrojtjen e fëmijëve me autizëm, thonë se kriteret e reja mund t’i privojnë disa fëmijë nga shërbimet e nevojshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Në maj, Shoqata e psikiatërve amerikanë botoi manualin e ri të diagnostikimit, të quajtur DSM V, i cili ashpërson kriteret që dikujt t’i vihet diagnoza e autizmit. Autizmi është një sëmundje gjithëpërfshirëse zhvillimore, që në dy të tretat e rasteve shoqërohet me prapambetje mendore. 

(Kosova Sot Online)